Fillon zbatimi i projektit “VET-punësimi”

EdGuard ka filluar zbatimin e projektit “VET-punësimi” që synon krijimin e një infrastrukture të qëndrueshme për mbështetjen e ndërmarrësisë tek nxënësit e shkollave profesionale. Projekti ka për objektiv themelimin e inkubatorëve të biznesit me bazë në shkollë dhe ngritjen e kapaciteteve tw nxënësve – kjo si reformë që synon të zbatohet në të gjitha shkollat profesionale. 

Përfituese të projektit janë shkollat profesionale, të cilave do u ofrohet një model i mirë i funksionimit të inkubatorit më bazë në shkollë dhe dokumentet përcjellëse që rregullojnë mbarëvajtjen e punës së inkubatorit.

Në kuadër të projektit, dy inkubatorë të biznesit do të krijohen tek shkollat përfituese: SHMLP “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë dhe SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë. 

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të thirrjes “Përkrahja e punësimit dhe nismave ndërmarrëse për fuqizimin ekonomik të të rinjve”.

Për më shumë: https://vet-inkubatori.online