Vazhdon implementimi i projektit “Essilor Vision for Life”

Në kuadër të projektit “Essilor Vision for Life”, Instituti EdGuard po vazhdon shpërndarjen falas të syzeve për nxënësit e shkollave fillore. Deri më tani janë kontrolluar mbi 20 mijë nxënës në komunat e Prishtinës, Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Ndërkaq rreth 2000 nxënësve u janë siguruar syzat pa ndonjë barrë financiare për ta. Përkundër gjendjes pandemike në Kosovë, EdGuard do të vazhdoj implementimin e projektit edhe në komunat e tjera të vendit. Synimi kryesor i projektit është vetëdijesimi i prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e të pamurit.