Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

Takimi publik për Udhëzimin Administrativ për themelimin e Këshillave të Nxënësve

Instituti EdGuard ka organizuardiskutim publik për Udhëzimin Administrativ për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve. Për arsye të situates me pandeminë COVID-19, takimi është mbajtur në ZOOM.

Në takim ishin të pranishëm anëtarë të këshillave të nxënësve në shkollat e Kosovës, mësimdhënës dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore.

EdGuard falënderon të gjithë pjesëmarrësit për komentet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të përfshihen në dokumentin final me komente dhe rekomandime, perfshirë komentet nga EdGuard, do ta dorëzohen zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Rikujtojmë që data e fundit për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve për UA për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve është 22 mars 2021.

Ndërkaq UA për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve, i cili është në konsultim publik, mund ta gjeni në linkun e më poshtëm:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41074&Language=al&fbclid=IwAR3LHBpcCuLXTWotuxwPQdWG_S2HoIzjGuML3Ieph-PBVYlzjZWyopnQlGI