Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

Takimi i fokus grupit për identifikimin e nevojave të koordinatorëve të sigurimit të cilësisë

Në vazhdën e përkrahjes për Caritas Switzerland in Kosovo në “Identifikimin e nevojave të koordinatorëve të sigurimit të cilësisë – me fokus në nivelin e para fillorit”, sot në SHFMU “ Elena Gjika “ u organizua diskutimi në fokus grupe të koordinatorëve të cilësisë të shkollave fillore të mesme të ulëta të Komunës së Prishtinës. Ky takim erdhi si pjesë e hulumtimit me koordinatorët e cilësisë në shkolla dhe DKA, të dhënat e të cilit do të publikohen në raportin final.

Temë kryesore e diskutimit me koordinatorët e cilësisë në shkolla ishte sfidat dhe problemet me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Krahas koordinatorëve të cilësisë në shkolla, të pranishëm në këtë diskutim ishin edhe koordinatori i nacional i cilësisë në MASH dhe kordinatori i cilësisë nga DKA e Prishtinës dhe përfaqësuesi i Caritasit Zviceran.

Falenderojmë SHFMU “ Elena Gjika “ për organizimin dhe donatorin për përkrahje në realizimin e projektit.