Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

Reagim për rezultatet e testit TIMSS 2019

Rezultatet e testit TIMSS 2019 vënë në pah ngecjen në arritje në matematikë dhe shkenca për nxënësit kosovarë të klasave të 4-ta. Në të dy lëmitë ata përformojnë nën mesataren ndërkombëtare.

Sipas të gjeturave, në matematikë nga gjithsej 1000 pikë, nxënësit e Kosovës kanë marrë 444 pikë në matematikë, 56 pikë më pak se mesatarja ndërkombëtare dhe 181 pikë më pak se vendi i parë.

Në shkenca nxënësit kanë marrë 413 pikë, 87 pikë më pak se mesatarja ndërkombëtare dhe 182 pikë më pak se vendi i parë Singapori.
Prindërit kosovar renditën në vendin e 5-të në botë për perceptimin pozitiv ndaj shkollës.

Sipas vetëbesimit në aftësitë e tyre në matematikë, nxënësit kosovar renditën në vendin e 5-të. Ky vetëbesim bie ndesh me arritshmërinë e tyre nga vet testi TIMSS.

Mësimdhënësit kosovar janë më të kënaqurit në botë me profesionin e tyre. 94 % e tyre shprehen shumë të kënaqur me profesionin e mësimdhënësit.