Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

Mësimi në pandemi

Në mars të 2020, Qeveria e Kosovës vendosi për izolimin e përgjithshëm të vendit dhe organizimin e mësimit online dhe në distancë.

Nga gjithsej 185 ditë mësimi të parapara në kalendarin e MASH për vitin shkollor 2019/2020, vetëm 125 ditë janë mbajtur me prezencë fizike në shkolla, kurse 60 ditë të mësimit janë realizuar në formatin e mësimit online dhe në distancë.

Situata me pandeminë COVID-19 ka shkurtuar gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2020/21 dhe ka zgjatur pushimin dimëror. Ndonëse ishin planifikuar të realizoheshin 184 ditë mësimi, me vendimin për shkurtimin e gjysmë vjetorit do të mbahen vetëm 174 ditë mësimi. Ende nuk ka ndonjë vendim nëse do të zëvendësohen këto ditë të humbura të mësimit.