Komunikatë për Media

Instituti EdGuard është duke monitoruar me kujdes vendimet e Qeverisë për shtyrje të fillimit të procesit mësimor dhe ndërprerjen e parashkollorit.

EdGuard vlerëson që vendime si ky nevojiten të mirë argumentohen. Cili është niveli i infeksionit tek  fëmijët; cili është niveli i fatalitetit nga virusi mes fëmijëve; cili është niveli i transmetimit të virusit në komunitetin e shkollës?! Nëse shqetësimi institucional është në mungesë të kapaciteteve spitalore atëherë reagimi duhet të jetë në rritje të kapaciteteve jo në mbyllje të shkollave.

Mos komunikimi i hapur me komunitetin e shkollës është duke shkaktuar hamendësim dhe shqetësim që lehtë mund të kthehet në hezitim për rikthim.

Rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetit publik si “WHO”, “CDC”, dhe “ECDC” promovojnë rikthimin në shkolla – në linjë me këtë vlerësojmë që duhet të jenë edhe vendimet e qeverisë.

EdGuard fton që përkushtimi institucional të jetë mësimi në shkolla, evidenca është e qartë, periudha jashtë shkollës për nxënës ka ndikim signifikant në arritjet në mësim; shëndetin mendor dhe fizik. Ende nuk ka dëshmi që rreziku nga virusi për fëmijë në shkollë është më i madh sesa dëmi afatgjatë nga mos prezenca në shkollë.