Identifikimi i nevojave të koordinatorëve të cilësisë me fokus arsimin parafillor (Raport)

Raporti “Identifikimi i nevojave të koordinatorëve të cilësisë me fokus arsimin parafillor” pasqyron gjendjen aktuale të Koordinatorëve të Cilësisë në shkolla me fokus në nivelin parafillor. Ky raport ofron të dhëna sasiore në lidhje me rolin, përgjegjësitë dhe punën e koordinatorëve, orarin e punës, angazhimin e tyre me nivelin parafillor dhe mënyrën se si ata organizojnë punën e KSC.

Si pjesë e hulumtimit, EdGuard ka anketuar 295 KSC në nivel shkolle, 17 KSC në nivel të Drejtorive Komunale, ka organizuar fokus grupe me KSC në shkolla, brenda DKA-së dhe atë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për nevoja të hulumtimit janë analizuar dokumentet ligjore, të cilat rregullojnë punën dhe fushe veprimtarinë e KSC në shkolla, DKA dhe MASH.

Raporti ofron rekomandime të detajuara rreth nevojës për ngritjen e kapaciteteve për KSC në nivel shkolle, DKA dhe MASHT dhe hartimin e doracakut e moduleve të veçanta për KSC e të tri niveleve.

Raporti është përgatitur nga Instituti EdGuard për Caritasin Zvicëran në Kosovë.