Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

Hulumtimi mbi cilësinë e teksteve shkollore

Hulumtimi i Institutit EdGuard ka shpërfaqur mangësitë në shumë aspekte të teksteve shkollore përfshirë mbi ngarkimet me informacione e faktografi, gabime drejtshkrimore e paqartësi gjuhësore, nxitje të ndarjeve gjinore, bullizmit e seksizmit, etj.

Nga anketimi i mësimdhënësve, përtej gjetjeve tjera, Instituti EdGuard ka arritur të kuptoj se:

‐ Çdo i dyti mësimdhënës deklaron se tekstet shkollore janë pak ose fare në përputhje me plan programet mësimore.

– 68% e mësimdhënësve pohojnë se libri i mësimdhënësit është mesatarisht ose jo shumë në përputhje me tekstet e reja shkollore.

– 52% e mësimdhënësve thonë se tekstet shkollore u shkaktojnë probleme në procesin e mësimdhënies.

– Çdo i treti fëmijë, sipas mësimdhënësve, e ka të vështirë të arrij të nxënit e mësimit në lëndët mësimore si pasojë e përmbajtjes së teksteve shkollore.

– Çdo i dyti mësimdhënës mendon se tekstet shkollore për nga cilësia janë më të këqija apo nuk dallojnë nga tekstet e vjetra.

Mësimdhënësit nga gjithsej 404 komente kanë listuar me dhjetëra gabime në tekstet shkollore nga viti shkollor 2019/20.

Instituti EdGuard e mirëpret vendimin e Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore për rihapjen e konkursit për tekstet e reja shkollore, për të cilën gjë EdGuard ka avokuar vazhdimisht.