EdGuard organizon debat publik virtual për UA për Gjimnazin e Specializuar Matematikor

Instituti EdGuard ka mbajtur takim virtual me hisedarët e arsimit në lidhje me Udhëzimin Administrativ për Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, i cili është në konsultim publik deri më 26 maj 2021.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASHTI-t, Drejtoresha e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës dhe drejtori i Gjimnazit të Specializuar Matematikor.

Në takim u diskutua rreth UA për GJSM që rregullon pozitën juridike, funksionimin, organizimin dhe qeverisjen e këtij gjimnazi të specializuar.

Falenderojmë pjesëmarrësit në takim për kontributin e tyre gjatë diskutimit për këtë udhëzim administrativ.

Të gjitha pikëpamjet e shprehura nga pjesëmarrësit do të përfshihen në dokumentin e komenteve që EdGuard do të dorëzojë në MASHTI me synim përmirësimin e mëtejshëm të UA për GJSM.