Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

EdGuard mirëpret votimin e Konventës së Stambollit

Instituti EdGuard e mirëpret votimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Konventa e Stambollit thërret për ndryshime kurrikulare në të gjitha nivelet e arsimit dhe obligon institucionet përkatëse të përfshijnë në tekstet shkollore barazinë gjinore, rolet gjinore jo të steriotipizuara dhe materiale të tjera që flasin kundër dhunës ndaj grave dhe në familje. Po ashtu, Konventa parasheh thellimin e bashkëpunimit të institucioneve arsimore me sektorin privat dhe median në ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve përkitazi me këtë çështje.

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës ndaj grave dhe në familje, Instituti EdGuard fton Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të inicoj ndryshimet e kërkuara nga Konventa e Stambollit.

EdGuard rekomandon themelimin e një Komiteti Këshillëdhënës, të përbërë nga sektori publik e privat, që do të listoj ndryshimet e nevojshme në kurrikulën e arsimit parauniversitar dhe zhvilloj aktivitete vetëdijesuese për këtë çështje, ashtu siç kërkohet nga Konventa e Stambollit.