Instituti për Studime të Edukimit

Institute for Education Studies

EdGuard merr pjesë në takimin e KEPSHT

Këtë të martë u mbajt sesioni i dytë informues i Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore për shtëpitë botuese dhe autorët në të cilin u diskutua mbi kriteret kurrikulare gjatë botimit të teksteve shkollore.

Në përkrahje dhe monitorim për KEPSHT, EdGuard angazhohet për një proces transparent dhe llogaridhënës. Instituti EdGuard beson se procesi i përzgjedhjes meritokratike të dorëshkrimeve dhe botimi i teksteve shkollore cilësore është nga hapat më të rëndësishëm në reformimin e sistemit arsimor.
EdGuard do të vazhdojë të insistojë për një proces të drejtë, të bazuar në ligje, meritokratik dhe transparent.