Diskutim publik për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve

Instituti EdGuard organizon diskutim publik për Udhëzimin Administrativ për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve. Për arsye të kufizimeve pandemike, diskutimi organizohet online përmes platformës Zoom.

Ky UA rregullon procedurat, rolin, detyrat dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë. Udhezimi është vënë në konsultim publik nga MASH deri më 22 mars 2021.

Takimi mbahet të premten, me 5 mars 2021 me fillim nga ora 10:00. Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesëmarrës në debatin publik të organizuar nga EdGuard mund të qasen nëpërmjet linkut të mëposhtëm:

Koha: 5 mars 2021 nga ora 10:00

Zoom link: https://zoom.us/j/8583284642?pwd=M2FpWHRBb0ZOQzhBVWVsVzUzenZsQT09

Ndërkaq UA për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve mund ta gjeni në linkun e më poshtëm:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41074&Language=al&fbclid=IwAR3LHBpcCuLXTWotuxwPQdWG_S2HoIzjGuML3Ieph-PBVYlzjZWyopnQlGI