Arsyeshmëria e mbylljes së shkollave

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimit mbylla e shkollave ndikon negativisht në aspektin fizik, mendor dhe edukativ tek fëmijët. Për më shumë, sipas ECDC-së, ndikimi negativ i mbylljes së shkollave i tejkalon përfitimet. Po ashtu, rikthimi me prezencë fizike në ambientet shkollore konsiderohen se nuk ka ndikuar në rritjen e rasteve me COVID-19 në shumë vende të BE-së.

Instituti EdGuard vlerëson se mbyllja e shkollave duhet të jetë mjeti i fundit në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Mësimi online dhe nga distanca nuk zëvendëson mësimnxënien dhe mësimdhënien me prezencë fizike.